top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VDIQ NJË MURGESHË: U SHTYP ME MAKINË NË QENDËR TË ROMËS NGA NJË FILIPINAS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 29, 2024
  • 1 min read

Romë, Itali | Një murgeshë 75-vjeçare e cila u godit pasditen e së shtunës në qendër të Romës vdiq në spital.

Aksidenti ndodhi në Largo Brancaccio, në zonën e Merulana-s, rreth orës 16:00.

Drejtuesi i makinës ishte një 35-vjeçar filipinas, i cili u ndal për të ndihmuar dhe rezultoi negativ në analizat e alkoolit në gjak të kryera në vend.

Nga hetimet fillestare duket se murgesha ka qenë duke kaluar në një vendkalim për këmbësorë kur është goditur.

Gjetjet u kryen nga Grupi I Trevi i policisë lokale, i cili po kryen hetimet për të rindërtuar dinamikën e saktë të ngjarjes.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page