top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VDIQ MIRUSH KABASHI | INTERPRETOI XHANDARIN GAGAÇ TË KOHËS SË ZOGUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 5, 2023
  • 1 min read

REDAKSIONALE | Tiranë, Shqipëri | Z. Mirush Kabashi, aktor i enteve të ndryshme artistike, të atij që njihet si Arti i Realizmit Socialist (një instrument propagande, trushpëlarjeje, dhe agjitacioni terrorist në duart e diktaturës titisto- staliniste-pol potiste kundër psiqikës popullore), vdiq sot. Z. Kabashi ra në sy të nomenklaturës për shkak të interpretimit tallës dhe poshtërues, që i bëri figurës së një shefi xhandarmërie, të kohës kur Shqipëria ishte nën rendin politik monarkik, rol i cili u luajt në kuadër të një prodhimi kinematografik (filmi) artistik, ku fshihej dhe mohohej kontributi i bejlerëve dhe i agallarëve, në çështjen e Shqiptarizmës, duke i paraqitur në publik si sabotues dhe minues të interesave kombëtare, dhe njëkohësisht të emancipimit kulturor, kur krejt e kundërta ishte e vërtetë, mjaft të përmendet ngritja e Flamurit Kombëtar në Vlorë më 28 nëntor 1912, lërë më kontributet e tjera, pa të cilat, sot nuk do të kishte Shqipëri.


Pas rënies së diktaturës titisto-staliniste pol-potiste, dhe pas liberalizimit të kufizimeve ideologjike në art, ai u spikat edhe në disa role të tjera, në veçanti në atë të Sokratit.

Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page