PAPA LEO XIV-të: TË KRISHTERËT PERSEKUTOHEN EDHE NGA MANIPULIMET IDEOLOGJIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 16
- 1 min read

Vatikan | “Përndjekja e të krishterëve nuk ndodh vetëm me armë dhe keqtrajtim, por edhe me fjalë, domethënë, përmes gënjeshtrave dhe manipulimit ideologjik.
Sidomos kur jemi të shtypur nga këto të këqija, fizike dhe morale, jemi të thirrur të dëshmojmë për të vërtetën që shpëton botën, për drejtësinë që i çliron popujt nga shtypja, për shpresën që tregon rrugën e paqes për të gjithë”.
Papa Leo XIV-të e tha këtë në Engjëll (Angelus), duke theksuar se fatkeqësitë dhe hidhërimet e historisë kanë një fund, ndërsa gëzimi i atyre që e njohin Atin si Shpëtimtar është i destinuar të zgjasë përgjithmonë.
“Prandaj, premtimi i Zotit na mbjell forcën për t'i rezistuar ngjarjeve kërcënuese të historisë dhe çdo ofendimi; le të mos mbetemi të pafuqishëm përballë dhimbjes.
Gjatë gjithë historisë së Kishës, janë mbi të gjitha martirët ata që na kujtojnë se hiri i Zotit është i aftë ta shndërrojë edhe dhunën në një shenjë shpengimi”, përfundoi Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments