VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: KISHA NË SHBA-ës LE TË VAZHDOJË TË UNGJILLËZOJË DHE T'I SHËRBEJË SHOQËRISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Vatikan | “Eukaristia të vazhdojë të jetë burim ripërtëritjeje dhe uniteti për Shtetet e Bashkuara dhe t’i japë Kishës në vend forcën për të ungjillëzuar dhe për të vazhduar t’i shërbejë shoqërisë”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të në një mesazh video për përfundimin e Pelegrinazhit Kombëtar Eukaristik në ShBA-ës.
“Trashëgimia eukaristike e vendit larg nga harresa, duhet të vazhdojë të shërbejë si burim si përtëritjeje ashtu edhe për unitet”, tha Papa Leo XIV-të në një video të shfaqur më 5 korrik 2026.
“Ndërsa keni ecur nëpër shumë nga trembëdhjetë kolonitë origjinale, jeni lutur për unitet, ripërtëritje dhe shërim për vendin, nën moton ‘Një Komb Nën Zotin’.
Këto qëllime janë gjithashtu afër zemrës sime.
Ndërsa vendi shënon përvjetorin e themelimit të atdheut të tij tokësor, shpresoj që kjo përvojë si pelegrinë t’ju ndihmojë edhe juve t’i ngulni sytë te ai qiellor, dhe gjithashtu të shërbejë si kujtesë se Eukaristia është një dhuratë e paçmuar, ushqimi ynë i domosdoshëm”, tha Papa Leo XIV-të.
“Kjo ngjarje historike, e shoqëruar nga shumë të tjera, dëshmon për trashëgiminë eukaristike të fortë, megjithëse kryesisht të panjohur, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, vuri në dukje ai, duke këmbëngulur se ajo duhet të vazhdojë të jetë një burim ripërtëritjeje dhe uniteti për vendin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments