PAPA LEO XIV-të: ITALIA MUND TË LUAJË ROL NË NDËRMJETËSIMIN MES UKRAINËS DHE RUSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 33 minutes ago
- 1 min read

Aeroplani Papnor | “Në konfliktin në Ukrainë, mendoj se roli i Italisë është shumë i rëndësishëm, nga ana kulturore dhe historike, për shkak të aftësisë së Italisë për të vepruar si ndërmjetëse në një konflikt midis palëve të ndryshme, përfshirë atë midis Rusisë dhe Ukrainës”.
Papa Leo XIV-të e bëri këtë deklaratë në përgjigje të gazetarëve në fluturimin nga Bejruti për në Romë, në fund të udhëtimit të tij në Turqi dhe Liban.
“Mund të sugjeroj që Selia e Shenjtë ta inkurajojë këtë ndërmjetësim dhe që ne të kërkojmë, dhe le të kërkojmë së bashku, një zgjidhje që mund të çojë vërtet në një paqe të drejtë, në këtë rast në Ukrainë”, tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments