PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): DO TË DOJA TË TAKOHESHA ME KIM JONG UN-in NË AZI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 17 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Do të më pëlqente shumë, ai e di që po shkojmë atje”.
Kështu iu përgjigj Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) një pyetjeje nga gazetarët në lidhje me një takim të mundshëm me diktatorin e Koresë së Veriut Kim Jong Un gjatë vizitës së tij në Azi, gjatë së cilës, ai do të takohet me Presidentin kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) në Korenë e Jugut.
“Nuk e di, ne e njoftuam, ai e di që unë do të iki”, shtoi Presidenti Tramp (Trump), i cili, u takua për herë të fundit me diktatorin Kim në vitin 2019, gjatë mandatit të tij të parë.
“Unë shkoj shumë mirë me të”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments