top of page
E BARDHË SHIRIT.png

USHTRIA E IZRAELIT (IDF) KONFIRMON GODITJEN NDAJ REAKTORIT BËRTHAMOR TË ARAKUT NË IRAN | 40 AVIONË LUFTARAKË LËSHUAN 100 BOMBA QË GODITËN DHJETËRA OBJEKTIVA USHTARAKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 19
  • 1 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) konfirmojnë se sulmuan reaktorin bërthamor të ujit të rëndë në Arak, i cili, strehon strukturën e përmbajtjes së reaktorit, një komponent kyç në prodhimin e plutoniumit.


Dhe, siç raportohet nga enti meduatik “BBC”, agjencia zyrtare e lajmeve të Iranit, “Irna” Teherani i ka raportuar Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike sulmet ndaj centraleve bërthamore të Arakut dhe Natanzit nga Izraeli.


Zëdhënësi i ushtrisë izraelite shtoi se 40 avionë luftarakë sulmuan dhjetëra objektiva ushtarake me më shumë se 100 bomba gjatë natës.


Forcat Ajrore goditën gjithashtu një vend të përdorur për zhvillimin e armëve bërthamore në Natanz, ku ndodhen komponentë dhe pajisje unike të përdorura për zhvillimin e armëve bërthamore dhe ku po zhvillohen projekte për të përshpejtuar programin bërthamor.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page