USHTRIA AMERIKANE DO TË RISTRUKTUROHET | PERSONELI DO TË REDUKTOHET NË 24 MIJË NJËSI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 29, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të zvogëlojë numrin e përgjithshëm të personelit të saj deri në 24000 njësi, si pjesë e një plani të gjerë ristrukturimi, që synon të lëvizë përtej epokës së operacioneve kundër kryengritjes, dhe në vend të kësaj, ta kthejë fokusin te konfliktet në shkallë të gjerë.
Kështu parashikon një plan i publikuar dje në faqen e Ushtrisë Amerikane, i cili, parashikon një numër total të personelit prej 470 mijë njësish për vitet e ardhshme.
Deri më sot, ushtria amerikane ka afërsisht 494 mijë ushtarë, megjithëse numri i ushtarëve në detyrë aktive është më i ulët: afërsisht 445 mijë.
Qëllimi i riorganizimit, sipas Ushtrisë, është “gjenerimi i aftësive të reja dhe ribalancimi i strukturës së forcës.”
“Në të ardhmen, ushtria amerikane do të ketë ende nevojë për aftësi në lidhje me luftimin e kryengritjes dhe të terrorizmit, por në dritën e ndryshimit të mjedisit të sigurisë, dhe karakteristikave në zhvillim të luftës, Ushtria po kthehet për t'u fokusuar në luftime në shkallë të gjerë kundër ushtrisë së avancuar teknologjikisht”, thuhet në dokument, me një referencë të qartë për Kinën dhe Rusinë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments