“URA E MATIT”; MAT | DENIS KUKA U ARRESTUA; ARMË ZJARRI PA LEJE; OPERACIONI POLICOR I KODUAR “BRIDGE”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 hours ago
- 1 min read

“Ura e Matit”, Mat, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Denis Kuka, me moshë 25 vjeç.
Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bridge”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi D.K., 25 vjeç, banues në Klos.
Gjatë ndërhyrjes, në vendin e quajtur "Ura e Matit", shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin tip "Audi", që drejtohej nga 25-vjeçari, dhe gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri gjysmë automatike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments