UMBRIA; ITALI | U ARRESTUA ANTIK FERKO: DROGË ME VLERË 2.5 MILIONË € + ARMË ZJARRI | GJYKATËSI LUKA ÇEROLA (LUCA CERCOLA) I SHQIPTOI MASËN E SIGURIMIT VETJAK “ARREST NË SHTËPI” ME BYZYLYK ELEKTRONIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 11
- 1 min read

Umbria, Itali | Strukturat vendore të Rojes Finaciare (Guardia di Finanza) arrestuan:
1- Z. Antik Ferko, banues në Spello.
Gjatë kontrollit në automjet dhe në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- 55 mijë € të thata (kesh).
2- Një armë zjarri.
3- Pajisje telefonike të koduara.
4- Sasi droge prej 24.7 kg me vlerë rreth 2.5 milionë €.
Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e prindërve të tij në Folianjo (Foligno).
Gjykatësi për hetimet penale paraprake në Spoleto, Luka Çerola (Luca Cercola), konfirmoi si të mbështetur në ligj arrestimin e tij dhe shqiptoi ndaj tij masë sigurimi “arrest në shtëpi” me byzylyk elektronik.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments