top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UKRAINË | TRE RAJONE PA ENERGJI ELEKTRIKE PAS SULMEVE MASIVE RUSE ME DRONE DHE ME RAKETA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read
ree

Kiev, Ukrainë | Bombardimet ruse kanë lënë tre rajone pothuajse tërësisht pa energji elektrike”.


Kështu tha Ministria ukrainase e Energjisë, e cituar nga enti mediatik “RBC Ukraine”.


Mbrëmë dhe këtë mëngjes, armiku nisi një tjetër sulm masiv ndaj rrjetit elektrik të Ukrainës, i nënti që nga fillimi i vitit.


Si rezultat, konsumatorët në rajonet Rivne, Ternopil dhe Khmelnitski mbetën pothuajse tërësisht pa energji elektrike”, vuri në dukje Ministria e Energjisë.


Në rajonin e Odesës, po bëhen përpjekje për të riparuar disa dëme serioze në infrastrukturën energjetike të rajonit, të cilat, kanë lënë një numër të konsiderueshëm njerëzish pa energji elektrike.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page