UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: SULMUAM TERMINALIN E NAFTËS NË SHËN PETERSBURG DHE OBJEKTET USHTARAKE 1100 KILOMETRA LARG KUFIRIT TONË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 3
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Objektivat kryesore në territorin rus u goditën mbrëmë.
Midis tyre, terminali i naftës në Shën Petersburg.
Nga kufiri ynë shtetëror ukrainas deri te ky objektiv i industrisë ruse të naftës, e cila po punon për luftën, ka rreth 1100 kilometra.
Në bazën e Kronstadtit u goditën edhe objektiva thjesht ushtarake”.
Kështu tha Presidenti Volodimir Zelenski në platformën shoqërore virtuale “Telegram” për sulmet me dronë gjatë natës.
Samiti ekonomik Spief i promovuar nga Presidenti Vladimir Putin, i ashtuquajturi “Davosi Rus”, fillon sot në Shën Petersburg.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments