UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI U KA KËRKUAR SHBA-ës MË SHUMË MUNICIONE PËR SISTEMET E MBROJTJES AJRORE PATRIOT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 27
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Presidenti Volodimir Zelenski u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara më shumë municione për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, për t'iu kundërvënë raketave balistike ruse”.
Kështu raportoi agjencia franceze e lajmeve “Afp”.
“Në një letër të datës 26 maj drejtuar Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), Presidenti Volodimir Zelenski i kërkoi Shteteve të Bashkuara të ndihmonin për të siguruar këtë mjet jetësor mbrojtjeje kundër terrorizmit rus, raketat Patriot Pac-3 dhe sistemet shtesë, për të ndaluar raketat balistike ruse dhe sulmet e tjera raketore ruse”, sipas një dokumenti të parë nga agjencia franceze e lajmeve “Afp”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments