UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: NA DUHET NJË SAMIT ME UDHËHEQËSIT EVROPIANË + RUSË + AMERIKANË PËR TË ARRITUR ARMËPUSHIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 9
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Zgjidhja ideale në negociatat e paqes është që lufta të përfundojë menjëherë.
Të paktën, duhet të ndërmerret hapi i parë; një armëpushim i pakushtëzuar dhe i plotë.
Për të arritur një armëpushim, do të ishte e dëshirueshme të organizohej një takim midis udhëheqësve të Ukrainës, Rusisë dhe padyshim Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Ukraina ka vullnetin për të bërë të gjitha këto.
Do të shohim nëse edhe Rusia ka vullnet.
Deri më tani nuk e ka demonstruar atë”.
Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin estonez Alar Karis.
Samiti midis Ukrainës dhe vendeve të Balltikut Verior u mbajt në Talin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments