UKRAINË | NË ZAPORIZHIA 13 VETA MBETËN TË PLAGOSUR NGA SULMET RUSE NDAJ NJË PALLATI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Rusia sulmoi qytetin jugor të Zaporizhias dhe rajonin përreth me bomba ajrore të drejtuara, duke plagosur të paktën 13 persona, përfshirë dy fëmijë”.
Kështu njoftuan autoritetet vendore - të cituara nga enti mediatik ukrainas “The Kyiv Independent”.
“Sulmet kishin në shënjestër Zaporizhian dhe fshatin Rozumivka, duke dëmtuar ndërtesa apartamentesh, shtëpi dhe infrastrukturë kritike”, tha zyra e prokurorit rajonal.
Disa makina u dëmtuan gjithashtu nga sulmet.
“Trembëdhjetë persona u plagosën”, tha guvernatori Ivan Fedorov.
Midis të plagosurve ishin dy fëmijë, një 11-vjeçar dhe një 12-vjeçar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments