top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DRONËT RUSË GODITËN REPARTIN E SHTËPISË SË LINDJES NË ZAPORIZHIA | GJASHTË TË PLAGOSUR.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Feb 1
1 min read

Kiev, Ukrainë | “Një shpërthim u dëgjua në Zaporizhzhia gjatë një sulmi ajror. Ushtria ruse goditi qytetin me një dron, duke synuar konkretisht repartin e maternitetit të një spitali”.


Kështu njoftoi kreu i administratës rajonale, Ivan Fedorov, në platformën sociale Telegram - sipas entit mediatik ukrainas “Ukrinform”.


“Rusët goditën një maternitet në Zaporizhzhia. Dy persona janë plagosur tashmë”, shkroi ai.


Ai më vonë raportoi se numri i të plagosurve në sulm ishte rritur në gjashtë.


“Midis tyre ka gra që po i nënshtroheshin ekzaminimeve mjekësore në kohën e sulmit”, shkroi në Telegram Sekretarja e Këshillit të Qytetit të Zaporizhzhias, Regina Kharçenko (Kharchenko).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page