UKRAINË | NJË DRON RUS SULMOI NJË ANIJE CIVILE NË DETIN E ZI; KAPITENI U VRA; TRE ANËTARË TË EKUIPAZHIT U PLAGOSËN.

Kiev, Ukrainë | “Një dron rus sulmoi një anije civile me flamur të Tanzanisë që po shkonte drejt një porti ukrainas, duke vrarë kapitenin dhe duke plagosur tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit”.
Kështu njoftoi ministria e Zhvillimit të Komunitetit dhe Territorit të Ukrainës, e cituar nga enti mediatik vendor “Ukrainska Pravda”, duke shtuar se Rusia sulmon sistematikisht portet ukrainase, infrastrukturën portuale dhe anijet tregtare civile, duke paraqitur një kërcënim për transportin detar ndërkombëtar në Detin e Zi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments