UKRAINË | DHJETË SHPËRTHIME TË FUQISHME TRONDITËN KIEVIN.

Kiev, Ukrainë | “Shpërthime të forta u dëgjuan në Kiev, gjatë një alarmi për raketa të lëshuar nga autoritetet ushtarake vendore”.
Kështu raportoi nga vendngjarja një gazetar i agjencisë franceze të lajmeve “Afp”.
Raportohet se pati rreth dhjetë shpërthime.
Administrata ushtarake e Kievit kishte lëshuar një alarm të kuq dhe u bëri thirrje banorëve të kërkonin strehim për shkak të kërcënimit të sulmeve me raketa.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments