UKRAINË | NGA SULMET AJRORE RUSE NË UKRAINË MBETËN TË VDEKUR 5 TË VDEKUR + 18 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Sulmet ajrore ruse në qytetin ukrainas të Kharkivit kanë vrarë të paktën pesë punonjës të ekipeve të shpëtimit”.
Kështu njoftuan autoritetet vendore, ndërsa disa qytete të mëdha në të gjithë vendin, përfshirë kryeqytetin Kiev, u goditën nga sulme masive.
“Pesë shpëtimtarë të shërbimeve shtetërore të emergjencës u vranë nga sulmet ajrore të përsëritura ruse gjatë luftimit të zjarreve; të paktën pesë të tjerë u plagosën”, shkroi ministri i Brendshëm ukrainas Igor Klimenko (Klymenko) në platformën shoqërroe virtuale “Telegram”.
Një nga ndërtesat fetare në kompleksin e famshëm Kiev-Peçersk Lavra është në flakë pas një sulmi masiv në kryeqytetin ukrainas mbrëmë, njoftuan autoritetet lokale, ndërsa disa qytete të mëdha janë në shënjestër të forcave ruse.
Kryebashkiaku Vitali Klitçko raportoi një zjarr në çatinë e Katedrales së Zonjës së Shën Mërisë, një nga kishat në kompleksin e njohur të krishterë ortodoks.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments