top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FEDERATA RUSE | MINISTRI I JASHTËM SERGEI LAVROV: RUSIA ËSHTË E GATSHME TË BËJË KOMPROMIS NË UKRAINË POR PA U SHFAQUR NATO-ja NË KUFIJTË TANË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
13 hours ago
1 min read

Moskë, Federata Ruse | Rusia është e gatshme të kërkojë kompromise të arsyeshme për Ukrainën, por nuk do të lejojë që NATO të shfaqet në kufijtë e saj”.


Kështu tha ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, gjatë fjalimit të tij në tryezën e rrumbullakët të ambasadorëve mbi situatën përreth Ukrainës.


Brenda këtij kuadri, ne jemi të gatshëm të kërkojmë kompromise të arsyeshme, por në parim, nuk e kemi ndryshuar qëllimin tonë për të siguruar sigurinë tonë, për të parandaluar shfaqjen e NATO-s në kufijtë tanë dhe për të garantuar të drejtat legjitime të rusëve dhe njerëzve rusishtfolës që kanë jetuar në këto toka për shekuj me radhë”, - tha ministri Lavrov.


Komisioni Evropian, siç thashë, ende dëshiron të konfiskojë këto asete dhe pastaj t'i kthejë ato tek ne vetëm pasi t'i paguajmë Ukrainës një shumë të panjohur dëmshpërblimi.


Ne do të marrim kthimin e rezervave tona të arit dhe të këmbimit valutor, nuk kam asnjë dyshim për këtë”, - tha minsitri Lavrov.


Ai shtoi se ishte planifikuar të takohej me sekretarin amerikan të Shtetit Marko (Marco) Rubio, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Jorkun e Ri, por nuk specifikoi se çfarë saktësisht do të diskutonin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page