UASHINGTON: PRESIDENTI SERB ALEKSANDAR VUÇIÇ PLANIFIKONTE TË TAKOHEJ ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) | MEDIA: U SËMUR PAS TAKIMIT ME ANËTARËT E KONGRESIT AMERIKAN DHE ME BIZNISMENËT SERBË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 3
- 1 min read

Beograd, Serbi | Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili, ndodhej në një vizitë dy-ditore në Shtetet e Bashkuara ku planifikonte të takohej me presidentin Danlld Tramp (Donald Trump), u ndje keq nga ana shëndetësore.
Pas konsultimit me mjekët ai vendosi të kthehej në Beograd.
Duke raportuar lajmin, media raportoi se presidenti Vuçiç, i cili, ndodhej në Florida, u ndje keq pasi u takua me anëtarë të Kongresit Amerikan dhe disa biznesmenë serbë aktivë në Shtetet e Bashkuara.
Me të ishin Ministri i Financave Sinisa Mali dhe sekretarja e tij e shtypit Suzana Vasiljeviç.
Nuk u dhanë detaje mbi natyrën e sëmundjes që pësoi presidenti Vuçiç, i cili, ndodhet në një fluturim për në Serbi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments