top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UASHINGTON | KOULL TOMAS ELLN (COLE TOMAS ALLEN) U ARRESTUA; U FUT NË HOLLIN E HOTELIT DHE U PËRPOQ TË SHKELTE NJË PIKË KONTROLLI TË SHËRBIMIT SEKRET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 26
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Zonja e Parë Melania Tramp (Trump) u evakuuan në mënyrë të sigurt nga Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, pasi një person i armatosur hyri me forcë në një pikë kontrolli të Shërbimit Sekret brenda hotelit Washington Hilton”.


Kështu thanë autoritetet.


Rreth orës 20:36, të datës 25 (koha amerikane), një i dyshuar i armatosur me një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika u fut në hollin e hotelit dhe u përpoq të shkelte një pikë kontrolli të Shërbimit Sekret”, thanë autoritetet.


Ai u kap menjëherë nga agjentët e Shërbimit Sekret dhe pati shkëmbime armësh.


Hoteli “Washington Hilton” ndodhet në Shëtitoren Konektikat (Connecticut Avenue) në Uashington, D.C.


Ngjarja: Incidenti me të shtëna ndodhi gjatë “Darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë” (White House Correspondents' Dinner).


Vendndodhja e saktë e aktit kriminal: Të shtënat u dëgjuan pranë zonës kryesore të kontrollit të sigurisë, në një shkallë që të çon në sallën e ballove (ballroom) ku po mbahej eventi.


Autor konsiderohet Koull Tomas Elln (Cole Tomas Allen), me moshë 31 vjeç, nga Kalifornia.


Ai ishte i armatosur me një pushkë gjahu (shotgun), një pistoletë dhe disa thika.


Një agjent i Shërbimit Sekret u plagos, por është jashtë rrezikut për jetën.


Kjo vendndodhje njihet historikisht edhe si vendi ku u qëllua Presidenti Ronald Reagan në vitin 1981.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page