top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): SHBA-ës DO TË SHOQËROJNË CISTERNAT E NAFTËS PËRMES NGUSHTICËS SË HORMUZIT NËSE ËSHTË E NEVOJSHME; DO TË SIGUROJMË RRJEDHËN E LIRË TË ENERGJISË NË MBARË BOTËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 3
  • 1 min read

Updated: 7 hours ago

Uashington, Amerikë | Presdenti Danlld Tramp (Donald Trump) njoftoi se nëse është e nevojshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shoqërojnë të gjitha anijet cisternë të naftës që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.


Në një postim në rrjetin social virtual “Truth”, Presidenti Tramp (Trump) urdhëroi (duke hyrë në fuqi menjëherë), Korporatën e Financave të Zhvillimit të Shteteve të Bashkuara që të ofrojë, me një çmim shumë të arsyeshëm, sigurim për rrezikun politik dhe garanci sigurie financiare për të gjithë tregtinë detare, veçanërisht tregtinë e energjisë, që kalon nëpër Gjirin Persik.


Kjo do të jetë në dispozicion të të gjitha kompanive të transportit detar”, shtoi Presidenti Tramp (Trump).


Nëse është e nevojshme, Marina Amerikane do të fillojë shoqërimin e cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit sa më shpejt të jetë e mundur.


Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë rrjedhën e lirë të energjisë në të gjithë botën.


Fuqia ekonomike dhe ushtarake e Shteteve të Bashkuara është më e madhja në tokë; veprime të mëtejshme do të ndërmerren në të ardhmen”, tha Presidenti Tramp (Trump).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page