UASHINGTON | DREJTORI I BYROSË FEDERALE TË HETIMIT KASH PATEL: TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MINEAPOLIS LIDHEN ME URREJTJEN FETARE KUNDËR KATOLIKËVE; TË SHTËNAT PO TRAJTOHEN SI AKTE TERRORISTE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 27
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka njoftuar se po i trajton të shtënat në Minneapolis si terrorizëm dhe krim urrejtjeje kundër katolikëve”.
Drejtori i Agjencisë, Kash Patel, e tha këtë.
Z. Rabin Uestmen (Robin Westman), 23-vjeçari që vrau dy fëmijë dhe plagosi 17 persona në një shkollë katolike në Minneapolis, u identifikua si transgjinor.
Mediat amerikane e raportuan këtë, duke cituar llogaritë e tij në mediat sociale virtuale.
Në moshën 17 vjeç, ai kishte kërkuar leje për të ndryshuar emrin e tij nga Rabrt (Robert) në Rabin (Robin), i cili, në Shtetet e Bashkuara është si mashkull ashtu edhe femër.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






























Comments