top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U PËRDHOS ALTARI I SHENJTË | SOT U KREMTUA RITI I PENDIMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 4, 2023
  • 1 min read

Shën Pjetër, Vatikan | Kryeprifti i Bazilikës së Shën Pjetrit, Kardinali Mauro Gambetti, kremtoi mëngjesin e sotëm në orën 12.00, në Altarin e Rrëfimit të Bazilikës së Shën Pjetrit, me kanunet e Kapitullit të Shën Pjetrit, dhe me besimtarët e pranishëm, një rit pendese - siç konfirmoi Zyra e Shtypit e Vatikanit - pas ngjarjeve të së enjtes në mbrëmje. Kur bazilika ishte afër mbylljes, një burrë me kombësi polake, në një gjendje emocionale të paqëndrueshme, iu afrua altarit, u zhvesh shpejt lakuriq dhe u hodh mbi majën e mermerit, pikërisht nën tendën e Berninit. Në shpinë, burri kishte shkruar me stilolaps “Shpëtoni fëmijët e Ukrainës”. Ai nuk bërtiti dhe nuk u rezistoi guardianëve të parë që nxituan për ta zbritur dhe për t’i veshur rrobat, bashkë me njerëzit e xhandarmërisë së Vatikanit, që e çuan në zyra për identifikimi. Menjëherë më pas, në bazë të dispozitave të Traktatit Itali- Selia e Shenjtë, personi i është dorëzuar nga autoritetet e Vatikanit policisë italiane, e cila i ka dhënë një dokument lirimi, me detyrimin për t'u larguar nga territori italian.










 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page