U ARRESTUAN LEONARD BALLA; ERVIN XAKA; DENIS MYFTARI (BANUES NË FUSHË KRUJË) | HAJDUTË: VODHËN SENDE ME VLERË 15 MIJË € | VIDEO E VJEDHJES.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 18, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan;
1- Z. Leonard Balla, me moshë 25 vjeç.
2- Z. Ervin Xaka, me moshë 21 vjeç.
3- Z. Denis Myftari, me moshë 23 vjeç, të tre banues në Fushë Krujë.
Ata dyshohet se vodhën sende me vlerë 15 mijë euro në një banesë.
U arrestua gjithashtu edhe pronari i një argjendarie i cili ka blerë sendet e vjedhura nga tret ë lartpërmendurit.
Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Falco”.
Vodhën sende me vlerë rreth 15 000 euro në një banesë, arrestohen 3 shtetas.
Arrestohet gjithashtu një 34-vjeçar, pronar i një argjendarie, i cili dyshohet se ka blerë sendet e vjedhura nga 3 autorët e dyshuar.
Sekuestrohen sendet e vjedhura, automjeti me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët, veshjet që kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve, si dhe aparatet e tyre celulare.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizur dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Falco”.
Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:
– L. B., 25 vjeç, E. X., 21 vjeç, dhe D. M., 23 vjeç, të tre banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/25 e Kodit Penal;
– F. C., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore dyshohet se, më datë 13.09.2024, në rrugën “Astrit Losha”, shtetasi D. B., ka ruajtur shtetasin L. B., i cili ka hyrë në një banesë dhe ka vjedhur sende me vlerë (çanta të markave të kushtueshme dhe aksesorë të tjerë) me vlerë rreth 15 000 euro.
Më pas bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. X., ka marrë këta dy shtetas me automjet dhe i ka larguar nga vendi i ngjarjes.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura të gjetura në dyqanin e shtetasit F. C.
Materialet i kaluan Prokurorisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


























Comments