top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA PAS 18 ORËSH TURKU QË U BË SHKAK PËR BLLOKIMIN E AEROPORTIT TË HAMBURGUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 5, 2023
  • 2 min read

Hamburg, Gjermani | Trafiku ajror ka mbetur i pezulluar deri në orët e para të pasdites së sotme.


Është arrestuar njeriu që mbrëmjen e djeshme të së shtunës, 4 nëntor, shpërtheu në portë në aeroportin e Hamburgut me makinën e tij dhe vajzën e tij katërvjeçare.


Këtë e bën të ditur policia gjermane, e cila, ka shkruar në rrjetin shoqëror virtual Iks (X): “Çështja e marrjes së pengut ka përfunduar. I dyshuari e kishte lënë veturën me vajzën e tij. Ai u arrestua nga forcat e ndërhyrjes pa bërë rezistencë. Vajza e vogël duket të jetë e padëmtuar.”


Drama familjare e shtyu burrin të çante gardhet e aeroportit, dhe të bllokonte aeroportin e Hamburgut për më shumë se 18 orë.


Tani që ai është arrestuar, ndërsa menaxhmenti i aeroportit ka bërë të ditur se “po bëhen përgatitjet për rifillimin sa më të shpejtë të operacioneve të fluturimit”.


Kompania që menaxhon aeroportin tha se ishte në kontakt me forcat e sigurisë për të zbuluar se kur mund të rihapen terminalet, por paralajmëroi se edhe sot ka anulime dhe vonesa të konsiderueshme.


Aktualisht, aeroporti raportoi në një buletin të mëngjesit të sotëm, se: “126 fluturime u anuluan; 70 nisje dhe 56 mbërritje; pesë mbërritje u devijuan në aeroporte të tjera.


Sulmi në pistën e uljes.

Gjithçka nisi dje rreth orës 20:00, kur një individ - i armatosur - kaloi makinën e tij përmes portës së aeroportit drejt e në pistë, duke qëlluar dy herë në ajër, dhe duke hedhur dy kokteje molotov.


Sipas informacioneve fillestare të nxjerra nga policia, dyshohet se e gjithë afera lidhet me një mosmarrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve.


Në bordin e makinës ishte jo vetëm burri – një 35-vjeçar me origjinë turke – por edhe vajza e tij 4-vjeçare.


Pak para sulmit në pistën e uljes, bashkëshortja e të dyshuarit kishte lajmëruar policinë për rrëmbimin e vogëlushes.


Aeroporti i Hamburgut është mbyllur nga mbrëmja e djeshme deri në orët e para të pasdites së sotme, duke detyruar autoritetet e aeroportit të devijojnë dhjetëra fluturime diku tjetër.


Pasi kaloi hyrjen e aeroportit, duke thyer një gardh me makinën e tij, 35-vjeçari u strehua në automjetin e tij, në këmbët e një avionic, të shoqërisë ajërore Tërkish Eërllains (Turkish Airlines).


Duhet të supozojmë se burri ka një armë zjarri dhe ndoshta edhe eksploziv të një lloji të panjohur: prioriteti ynë është mbrojtja e vajzës së vogël, e cila, me sa dimë, është në gjendje të mirë”, komentoi policia e Hamburgut.


Gjatë gjithë natës policia ka tentuar të negociojë me burrin, duke kërkuar një zgjidhje paqësore.


Mirëpo, 35-vjeçari nuk ka dashur ta dijë dhe ka mbetur i barrikaduar me vogëlushen në makinën e tij.


Një situatë që detyroi autoritetet të pezullojnë trafikun ajror drejt dhe nga aeroporti i Hamburgut për pjesën më të madhe të ditës së sotme.


Më pas situata u zgjidh përfundimisht. I dyshuari si pengamarrës la makinën me vajzën e tij, shkoi drejt forcave të ndërhyrjes së shpejtë, dhe në atë moment u kap, shpjegoi zëdhënësja e policisë së Hamburgut Sandra Levgruen, duke përshkruar arrestimin e 35-vjeçarit.


Tani vajza 4-vjeçare është e sigurt dhe duket e padëmtuar, ndërsa i dyshuari është në paraburgim, dhe gjithashtu thuhet se është i padëmtuar.


Policia po punon gjithashtu për të verifikuar praninë e mundshme të mjeteve shpërthyese tek 35-vjeçari ose brenda makinës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page