top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA OREST KALO | I LA XHIRO MAKINËN TË BIRIT 14 VJEÇ I CILI PËRFUNDOI NË PËRRUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 22, 2023
  • 1 min read

Fshati, Bajkaj, Delvinë, Shqipëri | Z. Orest Kalo, me moshë 41 vjeç, u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit. Ai është pronari i ligjshëm i automjetit me të cilin po udhëtonin 3 kalamanj, të cilët, u përfshinë në aksident automobilistik mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Stjar-Bakaj, duke mbetur të plagosur. Njëri prej tyre rëndë. Në gjendje të lirë po ndiqet penalisht edhe djali i tij Orgest Kalo, me moshë 14 vjeç, i cili drejtonte automjetin në fjalë. Rreth orës 19:25, në afërsi të fshatit Bajkaj, Delvinë, dyshohet se një shtetas i mitur, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi që dyshohet se drejtonte automjetin dhe 2 shtetas të tjerë të mitur që udhëtonin në automjet (të moshave 13-15 vjeç), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve. Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej shtetasve të mitur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Lajm në përditësim, ... Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page