U ARRESTUA MIRDASH OSMANI NGA GJORICA E BULQIZËS | VIDHTE MAKINA DHE I ÇMONTONTE NË SERVISIN E TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 25, 2023
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Z. Mirdash Osmani, me moshë 42 vjeç, u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit. Ai akuzohet se vidhte automjete në Tiranë, të cilat, fillimisht i merrte me qira, u kopjonte çelësin, dhe pas një kohe të gjatë, shkonte dhe i vidhte tak-fap.
Më pas, ai i çmontonte ato në ofiçinën e tij, në Gjoricë, Bulqizë, ku i shiste për pjesë këmbimi.
Autoritetet vendore të hetimit penal proceduan penalisht edhe të birin e tij, i cili, akuzohet si bashkëpunëtor.
Nga hetimet penale paraprake, rezulton se më datën 15.12.2023, ai ka vjedhur një automjet tip “Golf”, në rrugën “Mikel Maruli”, e njohur edhe si lagjja e Astirit, në Tiranë.
Tjetër vjedhje automjeti që i atribuhohet atij është ajo e datës 07.04.2023, e ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”.
Sipas strukturave të hetimit dhe të ndjekjes penale z. Osmani konsiderohet lidhje e fortë dhe besnike e agjenturës së krimit ordiner.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





















Comments