U ARRESTUA MARIGLEN ALIMUÇAJ | IU GJETËN 40 MIJË € DHE $ (DYSHOHET FALLSO).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 18, 2023
- 1 min read

Vlorë, Shqipëri | Z. Marigeln Alimuçaj u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.
Ai akuzohet për grabitjen në një banesë në lagjen “Hajrro Çakërri”, në Vlorë.
Autoritetet vendore të hetimit penal kanë shpallur në kërkim policor një bashkëpunëtorin e tij.
Z. Alimuçaj ka precedentë të mëparshëm penalë që lidhen me armëmbajtjen pa leje, dhe me tregtimin e narkotikëve.
Strukturat vendore të Policisë së Shtetit kontrolluan banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan:
1- Shuma të holla në euro dhe dollarë, të dyshuara të falsifikuara.
2- Një dedektor për pozicionim global (GPS).
3- Një palë targa të huaja.
4- Automjetin e dyshuar të përdorur në vjedhje.
5- Dy telefona të lëvizshëm (celularë).
6- Veshjet e përdorura gjatë vjedhjes.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

























Comments