U ARRESTUA KRISTO BIBA | ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR NGA SPANJA PËR DROGË: FILLUAN PROCEDURAT E EKSTRADIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 3, 2024
- 2 min read
Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Kristo Biba, me moshë 28 vjeç.
Ai ishte i shpallur në kërkim policor ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle të hetimit penal për shkelje peanle të lidhura me drogërat.
Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Mbretërisë së Spanjës.
Njoftim | Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 8”.
I akuzuar nga autoritetet spanjolle, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Lezhë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Spanjë, 28-vjeçari.
Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 8”, kapi në Shënkoll dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar K. B., 28 vjeç, i lindur në fshatin Domgjon, Lezhë.
Gjykata e Tarragonës, Spanjë, me vendimin e datës 28.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Interpol Tirana dhe Interpol Madrid po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

























