top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA KRISTJAN MARKU | PROCEDOHEN PENALISHT 4 TË TJERË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 16, 2023
  • 2 min read

Fshati Shëmri, Kurbin, Shqipëri | U arrestua nga strukturat vendore të policisë z. Kristjan Marku, me moshë 28 vjeç, banues në Mamurras, për shkak se akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.


NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT.

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tentativa”. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me fishekë në të. Hodhi nga dritarja e automjetit që drejtonte, pistoletën që mbante me vete, sapo shërbimet e Policisë e sinjalizuan për të ndaluar, vihet në pranga 28-vjeçari.


I arrestuari, i dënuar më parë sërish për armëmbajtje pa leje. Procedohen në gjendje të lirë, për moskallëzim të krimit, 4 pasagjerët në këtë automjet.


Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas që lëvizte me automjet, posedonte armë zjarri, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, finalizuan operacionin policor të koduar “Tentativa”.


Në kuadër të këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi K.M., 28 vjec, banues në Mamurras, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit.


Në afërsi të fshatit Shëmri, Kurbin, shërbimet e Policisë sinjalizuan për të ndaluar, automjetin që drejtonte shtetasi K. M. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur nga dritarja e automjetit, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje. Shërbimet e Policisë e gjetën armën e zjarrit dhe e sekuestruan me cilësinë e provës materiale.


Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për 4 pasagjerët në automjetin që drejtonte 28 vjeçari, shtetasit E.R., 40 vjeç, banues në Mamurras., A.XH., 45 vjeç, banues në Mamurras, B.M., 56 vjeç, banues në Prishtinë, Z.K., 50 vjeç, banues në Mamurras.


Materialet procedurale iu Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page