top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA DANIEL SHKRELA | AKUZOHET PËR VEPRAT PENALE “DHUNA NË FAMILJE” DHE “GODITJA PËR SHKAK TË DETYRËS”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 26, 2025
  • 1 min read

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Daniel Shkrela, me moshë 35 vjeç.

 

Ai akuzohet se dhunoi ish-bashkëshorten dhe goditi me sende të forta avokatin.

 

Ai ishte i shpallur në kërkim policor pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij si edhe ka goditur me sende të forta një 50-vjeçar, me detyrë avokat.

 

Ai konsiderohet me precedentë kriminalë në fushën e krimeve kundër personit, ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

 

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimet e datave 23.09.2024 dhe 23.12.2024, i ka dhqiptuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page