TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË PENSILVANI | PESË PUNONJËS POLICIE TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 18
- 1 min read

Pensilvani, Amerikë | “Pesë oficerë policie u qëlluan me armë zjarri ndërsa zbatonin një urdhër arresti në Qarkun Jork (York), Pensilvani”.
Enti mediatik “NBC” e raporton këtë, duke cituar burime, sipas të cilave, tre oficerë janë në gjendje të rëndë.
Sulmuesi thuhet se i mori jetën vetes.
“Shkollat në zonën e Qarkut Jork (York) janë nën bllokim”, raporton enti mediatik “Cnn”.
“Jam informuar për atë që po ndodh në Qarkun York dhe do të shkoj atje tani”, tha Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro.
Sipas entit mediatik “Cnn”, udhëtimi i guvernatorit në Qarkun Jork (York) tregon një rast serioz.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments