top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TË MITUR QË MERREN ME KURVËRI DHE QË VRITEN NGA TË TJERË KURVARË TË MITUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 1, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Të mitur që merren me kurvëri dhe që vriten nga të tjerë kurvarë të mitur.

 

Prindër, nëna, baballarë, dajollarë, halla e farë e fis që nuk e dënojnë kurvërinë e të miturve në familjet e tyre, përkundrazi, e konsiderojnë akt burrërie.

 

Kjo është situata me rininë shqiptare sot.

 

Nëpër pseudo shkollat e klasës politike sunduese të rinjve (dhe të rejave) u mësohet se kurvëria është dashuri, por jo vetëm, nëpër shkolla shpërndahen edhe prezervativë falas, me qëllim nxitjen e raporteve seksuale paramartesore në moshë të mitur.

 

Të jesh vajzë e mitur dhe e virgjër në shkollat shqiptare konsiderohet turp.

 

Nuk ka më lëndë të edukatës morale.

 

Himni kombëtar nuk këndohet çdo mëngjes nëpër oborret e shkollave.Klasa politike sunduese e konsideron turp këndimin e himnit në oborret e shkollave, turp e shkuar turpit.

 

Ka tmerrësisht frikë nga një rini që edukohet me dashuri për Mëmëdheun, për Atdheun, për Shqipërinë, nga një rini nacionaliste.

 

Rinia u duhet e shthurur, moralisht dhe ideollogjikisht.

 

Në vënd të himnit kombëtar rinisë i propozohet të mësojë këngët pa kuptim të këngëtarëve halabakë e drogaxhinj, tekset e të cilave flasin për drogën, vrasjet, dhunën, armët e për tyrli lloj poshtërsish.

 

Jo më kot, këngëtarëve halabakë ju vihen në dispozicion sheshet më të mëdha të qyteteve ku ata mbajnë koncerte dhe i bëjnë thirrje rinisë të mërret me drogë.

 

Krerët e agjenturës shqiptare të krimit ordiner e kanë të sigurtë tregun për të shitur drogë.

 

Bordellot e Europës, Amerikës dhe më gjerë (përfshirë ato që ofrojnë shërbime homoseksuale), e kanë të sigurtë lëndën e parë nga radhët e rinisë shqiptare.

 

Klasa politike sunduese (llumi dhe turpi i shoqërisë shqiptare) e ka të sigurt jo vetëm sundimin, por edhe trashëgimin e sundimit tek brezi i saj i përzgjedhur.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page