top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TË DHËNA TË BETEJËS SË PËRGJAKSHME BIBLIKE MIDIS ENGJËLLIT TË PERËNDISË DHE 185 MIJË USHTARËVE PUSHTUES U ZBULUAN NË JERUSALEM: HULUMTIM I RI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 17, 2024
  • 2 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Studiuesit në Jerusalem kanë zbuluar një bazë të lashtë ushtarake që mund të sigurojë të dhëna për një terren beteje për ushtrinë e Zotit kundër ushtarëve asirianë që erdhën për të pushtuar Tokën e Shenjtë rreth 2700 vjet më parë, sipas një raporti të së dielës të botuar në entin mediatik Posta e Përditshme (Daily Mail).

 

Një vend arkeologjik i sapo zbuluar mund të japë dëshmi të së vërtetës biblike.

 

Siç thotë historia e Ungjillit (Biblës), një engjëll i Zotit thuhet se zbriti mbi trupat pushtuese dhe vrau 185000 ushtarë brenda një nate.

 

Perandoria asiriane mbretëroi nga viti 1365 deri në vitin 609 para Krishtit, e udhëhequr nga fushata e mbretit Senakeribi për të kontrolluar të gjitha rrugët nëpër shkretëtirën siriane që të çonin në Detin Mesdhe.

 

Një gdhendje e njohur më parë në muret prej guri të pallatit të Senakeribit përshkruan pushtimin e Lakishit, një qytet 42 milje në jug të Jeruzalemit, duke përfshirë një ilustrim të një planimetrie të bazës ushtarake.

 

Me këtë gdhendje të lashtë, arkeologu Stefn Koumptonun (Stephen Compton) ishte në gjendje të kryqëzonte fotot ajrore të zonës së supozuar - pjesë e një vendi historik të marrë në Izrael të quajtur Kodra e Municioneve - në vitin 1910 për të zbuluar hartat që përputheshin.

 

“Ky duket të jetë vendi i kampit të Senakeribit nga rrethimi i Jeruzalemit, i cili u shfaq në tre librat e Ungjillit (Biblës), shkroi z. Kemptoun (Comtpon) në një deklaratë për shtyp të 4 qershorit .

 

Sipas analizës së tij, vizatimet tregonin rrënojat e një muri rrethues dhe copat e groposura të qeramikës, të zbuluara se ishin të paktën afërsisht 2600 vjet të vjetra. Vendi tani besohet se është braktisur pas pushtimit të Senakeribit.

 

Studiuesit shpresojnë të përdorin metoda të ngjashme për të zbuluar baza të ngjashme ushtarake dhe qytete të tjera të lashta të shkatërruara nga perandoria asiriane.

 

Në disa raste, ka qenë gjithashtu e mundur të përdoren kampet e sapo zbuluara për të lokalizuar vendet e qyteteve antike që dihej se ishin rrethuar nga asirianët, por vendndodhjet e të cilave ishin të panjohura ose të pasigurta”, tha ai.

 

Atë natë ndodhi që engjëlli i Zotit doli dhe vrau në kampin e Asirianëve njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë; dhe kur u ngritën herët në mëngjes, ja, të gjithë ishin kufoma: 2 Mbretërve, 19:35.

 

Tre shkrime biblike tregojnë historinë e fitores së Perëndisë mbi asirianët në Jerusalem: Isaia, 37:36-38; 2 Mbretërve, 19:35; dhe 2 Kronikave, 32:21.

 

Historia tregon se sundimtari i Jeruzalemit, Hezekia, iu lut hyjnisë izraelite Jahveh - e kuptuar si Zot në mesin e të krishterëve - për mbrojtje dhe iu dërgua një engjëll për t'u zënë pritë ushtarëve ndërsa ata flinin.

 

Ritregime të tjera të sulmit përmendin një murtajë për masakrën e kampit asirian, ndërsa një version nga shkrimet e shenjta greke përshkruan një pushtim minjsh që përtypnin armët e ushtarëve.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ree
Ky reliev i gdhendur në gur përshkruan një sulm në Lakish gjatë fushatës së Senakeribit të vitit 701 para Krishtit.
ree
Pamje ajrore e Jeruzalemit 5 Vendi përkujtimor i njohur tani si Kodra e Municioneve u la i patrazuar pas tërheqjes së ushtrisë asiriane deri në vitin 1930.
ree
Pamje ajrore e Jeruzalemit në 1910 5 Një pamje ajrore e Jeruzalemit rreth vitit 1910. Grupi Sepia Times/Universal Images nëpërmjet Getty Images.
ree
Baza e lashtë ushtarake asiriane u zbulua në Kodrën e Municioneve, një vend përkujtimor lufte në Jerusalem.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page