top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TURQIA ARRESTOI 125 ANËTARË TË ISIS-it NË OPERACION MBARËKOMBËTAR PAS PËRLESHJEVE TË SË HËNËS KU U VRANË 3 PUNONJËS POLICIE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 31, 2025
  • 1 min read

Ankara, Turqi | Turqia ka arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për lidhje me xhihadistët e Shtetit Islamik (ISIS)”.


Ministri i Brendshëm Ali Jerlikaia (Yerlikaya) e njoftoi këtë në rrjetin social virtual Iks (X).


Ne kapëm 125 anëtarë të dyshuar të ISIS-it në operacione të njëkohshme të kryera këtë mëngjes në 25 provinca”, tha Ministri Ali Jerlikaia (Yerlikaya).


Turqia ka kryer një seri bastisjesh kundër militantëve të dyshuar pasi tre oficerë policie u vranë të hënën gjatë një operacioni kundër grupit ekstremist në Jalova (Yalova), në veriperëndim të Turqisë.


Përleshja disa orëshe rezultoi gjithashtu në vdekjen e gjashtë anëtarëve të ISIS-it, të gjithë shtetas turq.


Të nesërmen, forcat e sigurisë arrestuan 357 persona gjatë një operacioni tjetër kundër ISIS-it.


Bastisjet e sotme u zhvilluan në Stamboll dhe 24 provinca të tjera, përfshirë Ankaranë dhe Jalovën (Yalova)”, tha Ministri Jerlikaia (Yerlikaya).


Ministri Jerlikaia (Yerlikaya) ndau një videoklip që tregon forcat e sigurisë duke bastisur shtëpitë e disa të dyshuarve, disa prej të cilëve ishin të prangosur pas shpine.


Ata që kërkojnë të dëmtojnë vëllazërinë tonë, unitetin tonë, bashkimin tonë do të duhet të përballen vetëm me fuqinë e shtetit tonë dhe unitetin e kombit tonë”, shkroi ai.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page