TURQI (TÜRKIYE) | PRESIDENTI REXHEP TAIP ERDOGAN (RECEP TAYYIP ERDOĞAN) FOLI NË TELEFON ME PRESIDENTIN IRANIAN MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Ankara, Turqi | Presidenti Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për bisedimet për të arritur një rezultat pozitiv, gjatë një bisede telefonike me Pesekian të Iranit, sipas presidencës turke.
Dy udhëheqësit diskutuan marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Iran, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale.
Gjatë komunikimit, Presidenti Erdogan shprehu optimizëm se populli iranian do t'i kapërcejë këto kohë të vështira dhe do të arrijë paqen.
Ai tha se Turqia po punon me vendet e saj simotra për të siguruar paqen dhe stabilitetin dhe se do të vazhdojë të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për një rezultat pozitiv të negociatave.
Gjatë bisedës, Presidenti Erdogan e uroi Presidentin iranian Masud (Masoud) Pezeshkian me rastin e Kurban Bajramit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments