top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TURQI (TÜRKIYE) | PRESIDENTI REXHEP TAIP (RECEP TAYYIP) ERDOGAN: IZRAELI KA VRARË MIJËRA NJERËZ; ZOTI E SHKATËRROFTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 20
  • 1 min read

Ankara, Turqi | Presidenti turk, Rexhep Taip (Recep Tayyip) Erdogan, akuzoi Izraelin për vrasjen e mijëra njerëzve, duke shtuar se shteti hebre do të paguajë çmimin.


Ky Izrael sionist ka vrarë qindra e mijëra njerëz”, tha udhëheqësi turk mbrëmë gjatë një ceremonie që shënonte fundin e Ramazanit, pas lutjeve në një xhami në Rize, në bregdetin e Detit të Zi.


Nuk kam dyshim se ai do ta paguajë çmimin”, tha Presidenti Ergogan - siç raportohet nga agjencia turke e lajmeve “Anadolu” - duke theksuar se Lindja e Mesme është e nxehtë tani.


Ai, Dominuesi (Al-Kahrar), e shtyptë dhe shkatërroftë Izraelin”, tha Presidenti Erdogan - duke përdorur një nga emrat e përdorur në Islam për të përshkruar Zotin: Kahrar, që mund të përkthehet si Dominuesi ose Ai që nënshtron.


Zoti na mbroftë dhe na ruajtë sa më shpejt të jetë e mundur nga fatkeqësia sioniste”, tha ai më tej në fjalimin e tij.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page