PRESIDENTI REXHEP TAIP (RECEP TAYYIP) ERDOGAN NJOFTOI SE DO TË TAKOHET DITËN E HËNË ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 15 hours ago
- 2 min read

Ankara, Turqi | “Rexhep Taip (Recep Tayyip) Erdogan dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Danlld Tramp (Donald Trump) do të takohen të hënën”.
Kështu njoftoi sot Presidenti Erdogan.
Takimi do të përqendrohet në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe në krizën humanitare që po vazhdon në Palestinë.
“Takimet e mia me z. Putin, z. Zelenski dhe z. Tramp (Trump) vazhdojnë. Do të ketë një tjetër Samit në Paris. Ministri i Jashtëm (red. Hakan Fidan) do të marrë pjesë në emrin tim. Do të kem një takim tjetër me z. Tramp (Trump) të hënën në mbrëmje për të diskutuar çështjet midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe situatën në Palestinë”, tha Presidenti Erdogan.
“Ky faraon i quajtur Netanjahu nuk do t'i shpëtojë pa u ndëshkuar me atë që ka bërë.
Ai ka provokuar zemërimin e shumë njerëzve të shtypur, nga të rinjtë te të moshuarit.
Mallkimet e këtyre fëmijëve nuk do të mbeten pa u ndëshkuar për të. Mjerimi i këtyre fëmijëve, të cilët jetojnë në një tendë që duket si gjithçka tjetër përveç një tendë, të ekspozuar ndaj erës, shiut dhe baltës, mallkimet e tyre sigurisht që nuk do të mbeten pa u ndëshkuar për Netanjahun”, tha Presidenti Erdogan, duke folur pas namazit në Xhaminë e Hafiz Aliut.
“Ne duam të dërgojmë kontejnerë (me ndihmë humanitare), por ata nuk na lejojnë.
Mund t'i përdorim për të shpëtuar vëllezërit dhe motrat tona palestinezë në Gazë nga jeta në tenda, por nuk mundemi.
Herët a vonë, me vullnetin e Zotit, ne do t'i çlirojmë këta njerëz të shtypur nga ky mjerim.
Me vullnetin e Zotit, ne do t'i arrijmë qëllimet tona në strehim pas tërmeteve dhe do të vazhdojmë në këtë rrugë me të njëjtat përpjekje”, tha Presidenti Erdogan.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments