TURQI (TÜRKIYE) | NATO-ja KAPI RAKETËN E KATËRT TË LËSHUAR NGA IRANI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Ankara, Turqi (Türkiye) | “Një raketë balistike, e nisur nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore turke, u neutralizua nga mbrojtja ajrore dhe raketore e NATO-s e vendosur në Mesdheun Lindor”.
Kështu njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.
Në të njëjtën deklaratë të saj vihet re se të gjitha masat e nevojshme po merren me vendosmëri dhe pa hezitim kundër të gjitha kërcënimeve të drejtuara kundër territorit dhe hapësirës ajrore të Turqisë, dhe të gjitha zhvillimet në rajon po monitorohen me kujdes duke pasur si përparësi sigurinë kombëtare.
Tre raketa të tjera balistike të lëshuara më parë nga Irani ishin rrëzuar në mënyrë të ngjashme.
Përpara këtij incidenti, u raportua se një raketë balistike e lëshuar nga Irani më 9 mars 2026 u neutralizua nga NATO-ja në hapësirën ajrore turke.
Gjithashtu u raportua se disa fragmente municionesh ranë në Gaziantep, por nuk pati viktima.
Ambasadori iranian u thirr në Ministrinë e Jashtme turke për të dhënë një shpjegim në lidhje me incidentin.
Më 4 mars 2026, një raketë e lëshuar nga Irani, e cila, kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë dhe po shkonte drejt hapësirës ajrore turke nga rajoni i Hatai-t, u interceptua dhe u shkatërrua gjithashtu nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s.
Një fragment i një rakete interceptuese ra në një zonë të hapur në Dortiol, Hatai, por nuk pati viktima ose të lënduar.
Raketat Patriot nga vendet e NATO-s u vendosën në bazat ajrore Malatia dhe Inçirlik kundër raketave iraniane.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments