MBI 10 MIJË VETA MORËN PJESË NË DEMONSTRATËN E OPOZITËS NË STAMBOLL ME QËLLIM PËRKUJTIMIN E 100-DITËSHIT TË ARRESTIMIT TË KRYETARIT TË BASHKISË SË STAMBOLLIT EKREM IMAMOGLU.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 1
- 2 min read

Stamboll, Turqi | Të paktën 10000 njerëz morën pjesë në një tubim të opozitës në Bashkinë e Stambollit në 100-ditorshin që kur kryebashkiaku popullor i qytetit, Ekrem Imamoglu, u burgos në atë që kritikët e quajnë një hetim për korrupsion të motivuar politikisht.
Demonstrata erdhi disa orë pasi policia arrestoi më shumë se 120 persona të lidhur me komunën e Izmirit, një bastion i opozitës dhe qyteti i tretë më i madh i Turqisë, në masën e fundit kundër kundërshtarëve të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Arrestimet e mëngjesit të hershëm ishin pjesë e një hetimi për korrupsion të dyshuar dhe ndoqën një model të ngjashëm me një operacion të 19 marsit në Stamboll, kur u arrestuan qindra, përfshirë z. Imamoglu, rivalin kryesor politik të Presidentit Erdogan.
“Sot jemi të gjithë së bashku në vendin ku filloi gjithçka… kjo luftë është kundër fashizmit, kjo është lufta për liri”, thirri z. Özgur Ozel, kreu i partisë kryesore të opozitës CHP, para turmës, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Presidentit Erdogan lidhur me përpjekjet për të hequr imazhin e z. Imamoglu nga tabelat reklamuese në të gjithë qytetin.
“Ju keni frikë nga posterat e kryetarit të bashkisë Ekrem, pamfletet e tij, fotografia dhe zëri i tij. Por frika është e kotë përballë fatit. Ju do të largoheni. Ekrem Imamoglu do të bëhet president”, tha ai.
Protestat e marsit, të cilat, fillimisht u shndërruan në përleshje të përditshme me policinë e trazirave, u përhapën shpejt nga Stambolli në të gjithë vendin, duke shkaktuar trazirat më të këqija rrugore të Turqisë në më shumë se një dekadë.
Gati 2000 njerëz u arrestuan, përfshirë shumë studentë dhe disa gazetarë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments