top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TROPOJË | MUHAMET SYLISUFAJ U KONSTATUA I VDEKUR; U KONSTATUAN TË PLAGOSUR ALBERT DUNISHA; ILIR DAUTAJ; AFRIM ALIAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Tropojë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Muhamet Sylisufaj, me moshë 59 vjeç, u konstatua i vdekur.


Të plagosur u konstatuan:

1- Z. Albert Dunisha, me moshë 40 vjeç.

2- Z. Ilir Dautaj, me moshë 47 vjeç.

3- Z. Afrim Aliaj, me moshë 21 vjeç.


Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake.


Njoftim | Më datë 08.09.2026, rreth orës 10:00, kemi marrë njoftim se, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës, 4 punonjës të Bashkisë Tropojë, duke kryer punime për shpërndarjen dhe vendosjen fizike të shtyllave të ndriçimit në këtë rrugë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.


Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë vendosjes së një shtylle në bazament, për shkak të peshës së saj, 4 punonjësit që po e mbanin kanë humbur ekuilibrin dhe shtylla ka prekur telat e rrymës, duke përcjellë energjinë elektrike te punonjësit.


Si pasojë, shtetasi M.S., 59 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. D., 40 vjeç, I. D., 47 vjeç dhe A. A., 21 vjeç, ndodhen në Spitalin e Bajram Currit, për trajtim mjekësor.


Nga veprimet paraprake rezulton se punonjësit po kryenin transportin dhe shpërndarjen e shtyllave, sipas planit të punës, datë 04.09.2026, të Bashkisë Tropojë, Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit.


Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page