TROPOJË | LEDRI DURAKU U KONSTATUA I VDEKUR NË LIQENIN E KOMANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Tropojë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Ledri Duraku, me moshë 20 vjeç, qytetar nga Republika e Kosovës, u konstatua i vdekur në liqenin e Komanit.
Njoftim | Tropojë.
Informacion paraprak.
Rreth orës 17:30, në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, Fierzë, shtetasi kosovar L. D., rreth 20 vjeç, i cili ka qenë së bashku me disa shokë, dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments