TIRANË | ISH-KRYETARJA E KOMANDUAR E BASHKISË SË TROPOJËS ZYRA ISLAMAJ DHE RROK GEGA U DËNUAN NGA GJYKATA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 22
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner të infiltruar në strukturat e shtetit shqiptar Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shqiptoi dënim penal ndaj:
1- Ish-Kryetares së komanduar të Bashkisë së Tropojë, Zyra Islamaj.
Gjithashtu dënim penal shqiptoi edhe ndaj:
1- Z. Rrok Gega.
Njoftim | 1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 15, të viti 2025, në ngarkim të të pandehurve Zyra Islamaj dhe Rrok Gega”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Bib Ndreca dhe Atalanta Zeqiraj, me vendimin nr. 42, datë 21.05.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Zyra Islamaj për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi i parë të K.Penal dhe dënimin e saj me 2 (dy) vjet e 1 (një) muaj burgim.
2. Në zbatim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurën Zyra Islamaj për një periudhë kohore 2 (dy) vjet, me kusht që gjatë kohës së provës e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe e pandehura të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.
3. Në respektim të nenit 35 të K.Penal, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, të të pandehurës Zyra Islamaj për një periudhë 5 (pesë) vjeçare.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Rrok Gega për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244, paragrafi i parë të K.Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
5. Në zbatim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin Rrok Gega për një periudhë kohore 1 (një) vit, me kusht që gjatë kohës së provës i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe i pandehuri të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
6. Shpenzimet e fazës hetimore dhe ato gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur t’i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit gjyqësor të arsyetuar.
Tiranë, më datë 22.05.2026.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments