top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TRE OPERACIONE POLICORE PËR KAPJEN E NËNTË VETAVE QË KËRKOHESHIN PËR EKSTRADIM NË AMERIKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 14, 2023
  • 2 min read

Medelin, Kolumbi | Tre operacione policore rezultuan në kapjen e nëntë personave të cilët kërkohen për ekstradim për krime të lidhura me trafikun e drogës. Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Hetimit Kriminal dhe INTERPOL (DIJIN) në një përpjekje të përbashkët me Agjencinë e Administrimit të Zbatimit të Drogës (DEA) të Shteteve të Bashkuara, dhe Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Në mesin e të kapurve është z. Heriberto Kardozo Kortes i njohur edhe si Koroneli (Heriberto Cardozo Cortes alias Coronel), i cili, sipas autoriteteve ishte pjesë e një organizate kriminale e fokusuar në trafikun e kokainës. Ai akuzohet se ka kryer të gjithë koordinimin në portet e ngarkimit të Shën (Santa) Martës dhe Kartagjenës, në mënyrë që droga të hynte pa problem, dhe më pas të dërgohej në kontejnerë të ndryshëm me fruta të ngrira. Në këtë operacion, i cili, u zhvillua njëkohësisht në Kali (Cali), dhe në Bogota, u kapën edhe: 1- Z. Fabián Alberto Agredo Hoios (Hoyos). 2- Z. Álvaro José Becerra López, i njohur edhe si Korbata (Corbata). Tre personat janë kërkuar për ekstradim nga Gjykata e Distriktit Jugor të Floridës. Operacioni u zhvillua nga DEA. NGA SKAFET ME DROGË, TE SKEMA E PASTRIMIT TË PARAVE. Në një tjetër operacion, autoritetet kapën katër veta, në komunat, Ipiales, Nariño, la Hormiga, dhe Putumajos (Putumayo). Z. Fredi rodnei Akosta Espinoza i njohur edhe si El Senor (Fredy Rodney Acosta Espinoza alias El Señor), drejtuesi i një strukture kriminale e fokusuar për prodhimin e kokainës në laboratorët klandestinë të vendosur në mënyrë strategjike në departamentet e Nariño, Kaukas (Cauca), dhe Putumajos (Putumayo), në kufi me Ekuadorin. Z. José Luis Rosero Ibarra, alias El Animal, Ismaelino Muñoz Kuistial (Quistial), alias El Viejo dhe Eduin (Edwin) Alberto Koral (Coral) López, alias Çikarra (Chicarra), u kapën gjithashtu në këtë operacion. Të gjithë janë kërkuar për ekstradim nga Gjykata e Qarkut e Shteteve të Bashkuara për Distriktin Lindor të Teksasit. Më në fund, autoritetet kapën qytetarin shqiptar Klodian Zaimi, alias El Gringo. Ai akuzohet se është pjesë e një organizate kriminale që është e përqendruar për transportimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike, nga portet e qytetit të Kartagjenës, drejt Amerikës Qendrore, dhe Shteteve të Bashkuara duke përdorur skafet. Roli i tij, sipas autoriteteve, ishte të merrte para nga shitja e kokainës në Shtetet e Bashkuara, dhe herë pas here, në Evropë, për t’i pastruar ato, dhe për t'ia dërguar organizatës kriminale në Kolumbi. Pasi merrte valutën në këto vende, përdorte zyrat e këmbimit për t'i dërguar paratë në mënyrë diskrete dhe pa alarmuar autoritetet. Në këtë operacion, u kap edhe një person tjetër. Të dy kërkoheshin pas një urdhër ndalimi nga Gjykata e Qarkut Jugor të Floridës. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page