TRAGJEDI NË FAMILJEN AMERIKANE | VËLLAI VRAU MOTRËN PËR DHURATAT E KRISHTLINDJES.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 27, 2023
- 1 min read
Florida, Amerikë | Një vajzë 23-vjeçare vdiq në një qytet pranë Tampas, në Florida, e vrarë nga vëllai i saj 14-vjeçar, në kulmin e një debati për dhuratat e Krishtlindjeve.
Sipas rindërtimit të ngjarjeve, debati - fillimisht me nënën dhe vëllain 15-vjeçar - nisi gjatë pazarit, pasi sipas 14-vjeçarit vëllai i tij, sipas tij, kishte marrë më shumë dhurata se ai, dhe pastaj vazhdoi në shtëpi.
Pasi ka hyrë në shtëpi, 14-vjeçari dyshohet se ka nxjerrë një pistoletë gjysmë automatike, dhe ia ka drejtuar vëllait, përpara se të ndalohej nga të afërmit.
Më pas, ai doli në kopsht, dhe sulmoi motrën e tij 23-vjeçare, dhe djalin e saj 6-vjeçar, përpara se të qëllonte të renë, dhe ta vriste.
Më pas, dyshohet se 14-vjeçari u godit nga vëllai i tij 15-vjeçar.
Vëllavrasësi, tashmë i akuzuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, i është nënshtruar një operacioni, dhe ndodhet në gjendje jo të rëndë shëndetësore.
Si ai, ashtu edhe vëllai i tij, kanë qenë të dënuar më parë për grabitje.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


























Comments