top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TRADITA E ÇUDITËSHME E ANGLISË QË LIDHEJ ME SHITJEN E BASHKËSHORTES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 23, 2023
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | 💲 Në Angli shitja e bashkëshortes filloi në fund të shekullit të 17-të.


Historiani Lorens Stëun (Lawrence Stone) e daton rastin e parë të regjistruar në vitin 1553.


Zakoni ishte më i përhapur midis fundit të shekullit të 18-të dhe mesit të shekullit të 19-të, me rreth 300 raste të shitjes së bashkëshorteve, të regjistruara nga viti 1780 deri në vitin 1850.


💲Një burrë i lidhte bashkëshortes së tij një kapëse rreth qafës, krahut ose belit, dhe e çonte atë në një ankand publik, për t'ia shitur ofertuesit më të lartë.


Shitja e bashkëshortes nuk konsiderohej e paligjshme, dhe ishte një mënyrë e pranuar, për t'i dhënë fund martesës me një grua të pakënaqshme, pasi në atë kohë, nuk ekzistonte një koncept i gjykatave të divorcit.


💲Shitja e bashkëshortes ishte një alternativë më e lehtë, dhe më pak e kushtueshme ndaj divorcit tradicional.


Para vitit 1857, ishte e vështirë dhe e shtrenjtë që dikush të divorcohej nga bashkëshortja, duke e bërë kështu të paarritshme për shumicën e njerëzve.


Për Klasën Punëtore, shitja e bashkëshortes u bë një zgjidhje praktike.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page