PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: UKRAINA ËSHTË RUSE; KU KA KËMBËN NJË USHTAR RUS AJO ËSHTË E JONA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 20
- 3 min read
Updated: Aug 10

Shën Petersburg, Federata Ruse | “Rusët dhe ukrainasit janë një popull i vetëm, dhe në këtë kuptim e gjithë Ukraina është e jona”.
Është një Vladimir Putin veçanërisht i vendosur ai që i paraqitet audiencës së Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg.
Edhe nëse ai e ndjek deklaratën e tij tronditëse vetëm me një ton pjesërisht më pajtues:
1- “Rusia - e bën të qartë ai - do të vazhdojë ta njohë pavarësinë e Kievit, por me kusht që të jetë një shtet neutral (dhe për këtë arsye të mos bashkohet me NATO-n) dhe të heqë dorë nga territoret e pushtuara nga trupat e Moskës”.
“Rusia - siguroi kreu i Kremlinit ndërsa merrte pjesë në një debat me disa të ftuar të huaj - nuk po kërkon kapitullimin e Ukrainës, por vetëm njohjen e realiteteve që kanë dalë në terren”.
Ai e pason këtë me një frazë tjetër tërheqëse:
1- “Është një rregull i vjetër - tha ai - ku ka këmbën një ushtar rus, ajo është e jona”.
Një rregull që nuk duket se zbatohet vetëm për territoret ku trupat e saj janë tashmë të pranishme.
Udhëheqësi rus nuk e përjashton synimin për të pushtuar qytetin verior të Sumit (Sumy), në avancimin e trupave, misioni i të cilave, është të krijojnë një zonë sigurie në territorin ukrainas përgjatë kufirit me rajonin rus të Kursk-ut, të cilin, forcat e Kievit janë përpjekur ta pushtojnë, por u zmbrapsën pas shumë muajsh luftimesh.
“Thellësia e kësaj zone tampon që rusët po përpiqen të krijojnë është midis 10 dhe 12 kilometrave”, tha ai.
“Më tej është Sumi, kryeqyteti rajonal - shtoi ai - ne nuk e kemi këtë qëllim, të pushtojmë Sumin, por në parim nuk e përjashtoj atë”.
Ndërkohë, megjithatë, trupat e Moskës vazhdojnë të përparojnë në fronte të tjera.
Në rajonin e Kharkiv-it, për shembull, në lindje të Sumi-t, ku Ministria e Mbrojtjes njoftoi pushtimin e një fshati të ri, Moskovka, menjëherë në veri të qytetit të Kupiansk-ut.
Por presidenti Putin nuk mundi t’i injoronte shqetësimet që dolën në Forumin e Shën Petersburgut për të ardhmen e ekonomisë ruse.
“Disa specialistë dhe ekspertë tregojnë për rreziqet e stanjacionit dhe madje edhe të recesionit, dhe kjo, sigurisht, nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë”, tha kreu i Kremlinit.
Rreziqet u theksuan gjatë një debati nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Maksim (Maxim) Reshetnikov, sipas të cilit, Rusia është me të vërtetë në prag të një tranzicioni drejt recesionit dhe se gjithçka varet nga vendimet e politikës ekonomike që do të merren.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, PBB-ja kombëtare shënoi një rritje prej 3.8% në vitin 2024, por pritet një ngadalësim në 1.5% për vitin 2025.
Nga ana ukrainase e frontit, Presidenti Volodimir Zelenski njoftoi se një person u vra dhe 20 të tjerë u plagosën në një bombardim rus të qytetit portual të Odessa-s.
“Rusia vazhdon taktikat e saj të terrorit të synuar kundër popullit tonë”, denoncoi udhëheqësi ukrainas, duke u rikthyer për të bërë thirrje për presion të fortë ndaj Moskës nga vendet e G7-ës dhe Bashkimit Evropian.
Në veçanti me sanksionet mbi sektorin e energjisë me uljen në 30 dollarë për fuçi të çmimit maksimal të blerjes së naftës së shitur nga Moska, e cila, po përfiton këto ditë nga një rritje e çmimeve për shkak të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.
Ndërkohë, presidenti Zelenski ka emëruar kreun e ri të forcave tokësore, Genadi (Gennadiy) Shapovalov, për të zëvendësuar një komandant të mëparshëm, i cili, dha dorëheqjen pas një sulmi rus në një kamp stërvitjeje ushtarake që la 12 të vdekur dhe 60 të plagosur.
Presidenti tha se nevojitet ndryshim në kryerjen e operacioneve ushtarake përballë përparimit rus.
Së fundmi, Moska njoftoi se kishte bërë një shkëmbim të ri të të burgosurve me Ukrainën bazuar në marrëveshjet e arritura gjatë negociatave të drejtpërdrejta ruso-ukrainase më 2 qershor në Stamboll.
Numri i ushtarëve të liruar nga secila palë nuk u zbulua.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments