BRICS-i | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN DHE PRESIDENTJA E BANKËS SË RE TË ZHVILLIMIT DILMA ROUSSEFF PO SHTYJNË PËRPARA PËRDORIMIN E MONEDHAVE VENDASE ME QËLLIM ZVOGËLIMIIN E VARËSISË NGA DOLLARI NË TREGTI
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 20
- 1 min read
Updated: Aug 10

Rio de Zhanerio, Brazil | “Përdorimi i monedhave lokale në tregtinë midis vendeve të BRICS është një çështje prioritare që kërkon vëmendje”.
Kjo u nënvizua nga Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidentja e Bankës së Re të Zhvillimit (NDB) - institucioni i kreditit BRICS - Dilma Rousseff, në një shënim të përbashkët të lëshuar në fund të një samiti dypalësh kushtuar sfidave të grupit, gjendjes së ekonomisë së vendeve anëtare dhe strategjive për të shmangur varësinë nga dollari.
Takimi u zhvillua në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.
Paqëndrueshmëria e dollarit dhe politikat tarifore të Shteteve të Bashkuara kanë ringjallur debatin midis autoriteteve të BRICS-it, të cilat, prej kohësh po shqyrtojnë krijimin e një platforme të përbashkët dixhitale.
Gjatë takimit, presidentja Rousseff përmendi progresin në zhvillimin e një sistemi të konvertimit të monedhës përmes token-ave.
Ideja e një sistemi të vetëm të pagesave të brendshme të BRICS ishte diskutuar tashmë në takimet e mëparshme.
Fillimisht, disa udhëheqës, përfshirë Presidentin brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, kishin mbështetur miratimin e një monedhe të vetme për tregti.
Kjo hipotezë e shtyu Presidentin e ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) të kërcënonte me tarifa deri në 100% kundër vendeve në favor të iniciativës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments